El Felek (mekase) 5 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Thuaj: “I mbështetem Zotit të agimit,
- prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi,
- dhe prej errësirës së natës, kur ngryset plotësisht,
- dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyje,
- dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur sipas smirës vepron!”