Shtëpia / Kur'an Shqip / 083. MUTAFIFIN

083. MUTAFIFIN

El Mutaffifin (mekase) 36 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Mjerë për ata që mangët masin e peshojnë,
  2. të cilët kur masin për veten, masin me saktësi,
  3. ndërsa kur u masin ose u peshojnë të tjerëve, ua lënë mangët.
  4. A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur
  5. në një ditë të madhe,
  6. ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?
  7. Sigurisht! Pa dyshim, veprat e gjynahqarëve do të jenë në Sixhxhin.
  8. E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?
  9. Ai është një libër i shkruar.
  10. Mjerë mohuesit atë ditë,
  11. ata të cilët nuk e besojnë Ditën e Përgjegjësisë!
  12. Atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka e tepruar me mizori dhe vepra të këqija,
  13. ai i cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra!”.
  14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.
  15. Jo dhe jo! Atë ditë do të ketë pengesë mes tyre dhe Zotit të tyre.
  16. Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem,
  17. dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e quanit gënjeshtër!”
  18. Jo, nuk janë të njëjtë! Me të vërtetë, libri i vepërmirëve gjendet në Il-lijjin!
  19. E ku e di ti se çfarë është Il-lijjun-i?
  20. Ai është një libër i qëndisur qartë,
  21. të cilin e dëshmojnë më të afërmit.
  22. Me të vërtetë, vepërmirët do të jenë në kënaqësi.
  23. Të mbështetur në kolltukë, ata kundrojnë.
  24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë që përjetojnë.
  25. Atyre u jepet të pinë pije nga enë të vulosura,
  26. pije që në fund i vjen era misk! Për të tilla mirësi le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
  27. Kjo pije ka brenda edhe prej Tesnim-it,
  28. burim nga i cili pinë më të afërmit e Zotit.
  29. Vërtet, zullumqarët talleshin me besimtarët,
  30. sepse kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
  31. Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.
  32. Kur i shihnin, thonin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!”
  33. Por Ne nuk i caktuam ata si roje të tyre.
  34. Por sot, janë besimtarët që do të tallen me jobesimtarët.
  35. Duke qëndruar mbështetur në kolltukë, ata do të vështrojnë.
  36. A u shpërblyen plotësisht jobesimtarët për atë që kanë bërë?

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …