Shtëpia / Kur'an Shqip / 081. EL TEKUIR

081. EL TEKUIR

Et Tekuir (mekase) 29 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Kur Dielli të jetë mbështjellë
  2. dhe yjet të kenë rënë;
  3. kur malet të zhduken,
  4. kur devetë e shtrenjta të braktisen
  5. dhe egërsirat të tubohen;
  6. kur detet të vlojnë,
  7. dhe shpirtrat të bashkohen;
  8. kur, vajzat e varrosura për së gjalli, të pyeten,
  9. për çfarë gjynahu ato janë mbytur.
  10. Kur fletët të jenë shpërndarë,
  11. dhe qielli të zhvishet;
  12. kur Xhehenemi të jetë flakëruar
  13. dhe Xheneti të jetë afruar;
  14. atëherë njeriu do ta shohë se çfarë ka përgatitur.
  15. Betohem për yjet që tërhiqen,
  16. të cilët udhëtojnë e fshihen;
  17. për natën, kur bie terri,
  18. dhe për agimin, kur zgjohet!
  19. S’ka dyshim se ai është fjalë e të Dërguarit fisnik.
  20. Ai është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit.
  21. Ai është i respektuar dhe besnik.
  22. Shoku juaj nuk është i marrë!
  23. Me të vërtetë, ai e pa atë në horizontin e qartë lindor.
  24. Ai kurrë nuk mund të jetë mbulues i të fshehtës,
  25. dhe ai nuk është fjalë e Shejtanit të mallkuar,
  26. prandaj, ku po shkoni?!
  27. Ai është veçse këshillë për njerëzit,
  28. për këdo prej jush që dëshiron të përqendrohet.
  29. Po ju nuk mundeni të dëshironi, pa dëshiruar Allahu, Zoti i botëve!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …