Shtëpia / Kur'an Shqip / 080. ABESE

080. ABESE

Abese (mekase) 42 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

  1. Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin,
  2. kur i erdhi i verbëri.
  3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet,
  4. ose të këshillohet, dhe këshilla t’i bëjë dobi!
  5. Ndërsa sa për atë që hiqet si i pavarur,
  6. ti atij i kushton vëmendje,
  7. edhe pse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet!
  8. Ndërsa ai që vjen tek ti duke nxituar
  9. dhe me drojë,
  10. ti atij nuk ia vë veshin!
  11. Mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla,
  12. dhe kush dëshiron, merr mësim.
  13. Ai ndodhet në faqe të çmueshme,
  14. të larta e të pastërta,
  15. në duar të udhëtuesve,
  16. të ndershëm e punëmirë.
  17. Mallkuar qoftë njeriu! Sa mohues i keq është ai!
  18. Prej çfarë gjëje e krijon Ai atë?
  19. Prej një pike e krijon dhe e përcakton.
  20. Pastaj rrugën ia lehtëson.
  21. Mandej e bën të vdesë dhe një varr i ka caktuar.
  22. Pastaj, kur të dëshirojë, e ringjall.
  23. Megjithatë, ai ende nuk i ka zbatuar ato që Ai urdhëroi.
  24. Le të shikojë njeriu ushqimin e vet!
  25. Ne lëshojmë ujë me bollëk.
  26. Pastaj e çajmë tokën në thellësi,
  27. dhe bëjmë që në të të mbijnë drithëra,
  28. edhe rrush e perime,
  29. edhe ullinj e hurma,
  30. edhe kopshte të dendura,
  31. edhe pemë e kullota;
  32. si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.
  33. Por kur të vijë Ushtima,
  34. është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet,
  35. prej nënës dhe prej babait të vet,
  36. prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
  37. Çdo njeriu, atë ditë, i mjafton çështja e vet.
  38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
  39. të buzëqeshura e të gëzuara.
  40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura,
  41. që i ka mbuluar errësira e zezë,
  42. Pikërisht këta janë mohuesit, gjynahqarët!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …