Shtëpia / Kur'an Shqip / 055. EL RAHMAN

055. EL RAHMAN

Er Rahman (mekase) 78 ajete

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

  1. I Gjithëmëshirshmi!
  2. Ai ua mësoi Kuranin.
  3. Ai e krijoi njeriun.
  4. Ai e mësoi të shprehet qartë.
  5. Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
  6. Edhe yjet dhe pemët i përulen Atij.
  7. Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë,
  8. që ju të mos e shkelni atë.
  9. Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!
  10. Tokën e bëri për krijesat.
  11. Në të ka fruta të larmishme: hurma me degët plot,
  12. drithëra me gjethe e kërcej dhe rejhan.
  13. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
  14. Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë,
  15. kurse xhindët i krijoi nga flaka e zjarrit.
  16. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  17. Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve!
  18. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  19. Ai i lejoi dy dete që të takohen,
  20. mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë.
  21. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale.
  23. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  24. Atij i përkasin anijet që lundrojnë në det dhe që duken si male.
  25. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  26. Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur,
  27. e do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar!
  28. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  29. Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë. Në çdo moment, Ai është i angazhuar me shumë çështje.
  30. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  31. Ne do të merremi me ju, o dy të rëndësishmit!
  32. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  33. O masë e xhindëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, atëherë dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.
  34. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  35. Mbi ju të dy do të dërgohet flakë zjarri dhe tym përvëlues, e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
  36. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  37. Kur qielli të çahet e të skuqet, si plumb i shkrirë.
  38. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  39. Atë ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi.
  40. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  41. Keqbërësit njihen me tiparet e tyre, prandaj me forcë do të rrëmbehen për flokësh dhe për këmbësh.
  42. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  43. Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin.
  44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.
  45. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  46. Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy xhenete.
  47. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  48. Plot pemë, që bëjnë hije.
  49. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  50. Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin.
  51. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  52. Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje.
  53. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  54. Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frytet e pemëve të dy xheneteve janë shumë pranë.
  55. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  56. Aty janë ato që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.
  57. Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  58. Ato janë si rubinë e korale.
  59. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  60. A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!
  61. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  62. E nën ata të dy janë edhe dy kopshte të tjera.
  63. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  64. Nga gjelbërimi i dendur, ato duken të mbyllura në të zi.
  65. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  66. Aty janë dy burime, që gjithnjë gurgullojnë.
  67. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  68. Në ata të dy, ka fruta: hurma dhe shegë.
  69. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  70. Aty janë ato të mirat e të bukurat.
  71. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  72. Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë vetëm brenda kështjellave.
  73. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  74. Ato nuk i ka prekur kush më parë, as njeri e as xhind.
  75. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  76. Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
  77. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
  78. I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …