Beteja e Hendekut

Hendek-savaşı

Kur Pejgamberi (s.a.v.) për herë të parë arriti në Medine, hebrejtë që ishin
atje i uruan mirëseardhjen. Pejgamberi (s.a.v.) ua ktheu përshëndetjet, sepse
dëshironte që të kishte marrëdhënie të mira me ta. Gjithashtu u arrit edhe një
pajtim midis hebrejve dhe muslimanëve, i cili të parëve u dha lirinë që të
ushtrojnë fenë e tyre dhe u nxorri në shesh të drejtat dhe detyrat e tyre. Sa u
përket detyrave që kishin, ishte edhe ajo se në rast lufte me kurejshët,
hebrejtë do të duhej të luftonin në anën e muslimanëve.
Mirëpo përkundër kësaj, disa nga fiset hebreje, që nuk e dëshironin praninë e
Pejgamberit në Medine, së shpejti filluan të shkaktojnë trazira në mesin e
muslimanëve. Ata u përpoqën që t’i fusin në grindje Muhaxhirët nga Meka
dhe Ensarët. Disa herë ua tërhoqën vëmendjen, por ata vazhdonin të bënin
gjëra të papëlqyeshme. Më në fund muslimanët nuk patën rrugëdalje tjetër
dhe u detyruan t’i largojnë nga Medina. Hebrejve që mbetën u ofruan të
jetojnë në paqe, mirëpo përsëri shqetësimet nuk përfunduan. Njëri nga fiset
hebreje, Benu Nadirët, përgatiti një komplot për vrasjen e Pejgamberit
(s.a.v.), mirëpo plani i tyre u zbulua dhe ata u përzunë nga qyteti.
Kur e panë se vetë nuk do të mund t’ia dilnin në krye me muslimanët,
atëherë disa nga udhëheqësit e dëbuar hebrenj shkuan në Mekë që të
kërkojnë ndihmë nga kurejshët. Duke e ditur mirë se ç’ka donin mekasit, ata
shtireshin sikur besonin në gjëra të njëjta. Ata u thanë atyre se tradita e vjetër
arabe ishte shumë më e mirë se mësimet e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.)
dhe se feja e adhurimit të disa idhujve që praktikonin kurejshët, ishte më e
mirë se ajo e Pejgamberit (s.a.v.), që adhuronte vetëm një Zot. Pastaj
hebrejtë u

thanë atyre se, në qoftë se të gjitha fiset arabe e sulmojnë Medinen, atëherë
hebrejtë brenda qytetit do t’u ndihmonin ata që ta mundin Pejgamberin
(s.a.v.) dhe Islamin njëherë e përgjithmonë.

Prijësit u kënaqën kur e dëgjuan këtë dhe pasi e konsideruan si rast të mirë,
filluan të mblidhen e të formojnë një ushtri. Nga ana tjetër, në Medine kishte
mbetur vetëm një fis hebre, ai i Benu Kurejdhes, që kishte refuzuar t’i
tradhëtojë muslimanët.

Muslimanët rastësisht kuptuan për përgatitjet e luftës që bëheshin në Mekë
dhe për komplotin e hebrejve brenda Medines. Tradhtia e hebrejve ndaj
muslimanëve nuk e befasoi Pejgamberin (s.a.v.), i cili u tha: “Zemrat e
hebrejve janë të mbyllura për të vërtetën. Ata kanë harruar se çka u tha
Musai shumë kohë më parë – se ka vetëm një Zot.”

Në emer të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Shembulli i atyre, qëjanë obliguar me Tevrat, dhe nuk e
zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart
libra. Shembull i keq, është shembulli i popullit që
përgënjeshtroi ajetet e Allahut, e Allahu nuk udhëzon në
rrugë të drejtë popullin jobesimtar. “

(El Xhumu’a: 5)

Muslimanët mendoheshin se në ç’mënyrë ta mbrojnë Medinen. Ata dëgjuan
se po vinte Ebu Sufjani që t’i sulmojë me një ushtri të madhe, në të cilën,
përveç kurejshëve kishte edhe pjestarë të fiseve të tjera arabe. Ç’të bënin më
parë brenda javës që u kishte mbetur? Pejgamberi (s.a.v.) dhe

njerëzit e tij e dinin se ishte e pamundur që të luftojnë kundër të gjitha fiseve
menjëherë! Të vetmen gjë që ishin në gjendje të bënin ishte që të mbeteshin
brenda qytetit dhe të përpiqeshin ta mbronin atë ashtu siç do të mundnin më
mirë.

Në Medine jetonte edhe një persian me emrin Selman, i cili kishte ardhur të
jetonte në këtë qytet edhe para ardhjes së Pejgamberit. Pasi ishte bërë i
krishterë, ai kishte ardhur në Medine, sepse një sagë i krishterë i kishte thënë
se në arabi do të lind një Pejgamber. Kur arriti në Medine, ai u shit si rob
nga ana e tregtarëve me të cilët kishte udhëtuar së bashku. Më vonë u bë
musliman dhe kështu fitoi lirine e u bë anëtar i familjes së Pejgamberit
(s.a.v.).

Kur njerëzit u mblodhën të bisedojnë për planin se si t’i kundërvihen armikut
që po afrohej, aty qëlloi edhe Selmani, i cili propozoi që rreth e përqark
qytetit të hapet një hendek. Kjo ide i pëlqeu Pejgamberit (s.a.v.), kështu që
muslimanët edhe pse ishte mesi i dimrit, iu përveshën punës. Ata punuan
ditë e natë, vetëm e vetëm që të hapnin hendekun për një kohë sa më të
shkurtër. Vetë Pejgamberi (s.a.v.) mbante gurë dhe i inkurajonte të tjerët kur
lodheshin. Më vonë dikush rrëfente se sa i bukur dukej, i veshur me mantel
të kuq e i pluhurosur dhe me flokë të zinj që i arrinin deri te supet.
Asokohe kishte pak ushqim dhe njerëzit ishin më shumë të uritur sesa të
ngopur. Një herë, një vogëlushe i dha Pejgamberit (s.a.v.) disa hurma, kurse
ai i derdhi mbi një batanije. Pastaj thirri të tjerët dhe i ftoi të hanë. Ndërkohë
numri i hurmave filloi të rritet

vazhdimisht derisa u ngopën të gjithë. Edhe pasi hëngrën të gjithë, hurmat
akoma shtoheshin dhe erdhi një moment kur batanija nuk i zinte dot më.
Njësoj është përhapur tek ne edhe rrëfimi për qingjin, nga një njeri që ka
punuar atje.

“Ne punonim në hendek së bashku me të Dërguarin. Unë kisha një qengj
gjysmë të rritur dhe mendova se do të ishte një gjë e mirë, në qoftë se atë e
përgatitja për Pejgamberin e Allahut. I thashë gruas që të bluajë elbin dhe të
na pjekë ca bukë. E therra qengjin dhe e poqa për Pejgamberin (s.a.v.). Kur
ra nata dhe përgatitej që ta braktise hendekun, unë i thashë se në shtëpi kam
përgatitur bukë e mish dhe e ftova të vijë për darkë. Unë desha që të vijë
vetë, mirëpo ai dërgoi dikë që të thërrasë edhe të tjerët. Erdhën të gjithë dhe
darka u shtrua. Ai e bekoi dhe falenderoi Allahun për atë ushqim. Pastaj filloi të
hajë e ashtu bënë edhe të tjerët. Kur këta hëngrën, erdhi grupi tjetër i
puntorëve, derisa më në fund u ngopën të gjithë, kurse ushqimi nuk kishte të
sosur.

Më 24 mars, 627 e.r., arriti Ebu Sufjani me më se dhjetë mijë njerëz.
Kurejshët dhe aleatët e tyre e rrethuan Medinen, mirëpo ndërmjet dy
ushtrive ishte hendeku i gjate dhe mjaft i gjerë. Pejgamberi (s.a.v.) dhe
njerëzit që qëndronin prapa hendekut, për afër një muaj e mbrojtën qytetin
nga armiku i tyre që ishte shumë më i fortë. Ushtarët e armikut disa herë u
përpoqën që ta kalojnë hendekun dhe të hyjnë në qytet, mirëpo çdoherë
zbrapseshin sepse, në qoftë se dikush arrinte ta kalonte hendekun, atëherë
atyre do t’u bashkoheshin edhe hebrejtë që gjendeshin brenda në Medinë,
dhe kështu muslimanët
do të pësonin disfatë. Fisi hebre i Benu Kurejdhës, i cili qëndronte në
marrëveshjen që kishte bërë me muslimanët, kishte shumë presion nga
emisarët hebrej të armikut të jashtëm, që ta shkelë premtimin e dhënë.
Rastësisht, ata vendosën që ta bëjnë këtë, dhe kur të tilla lajme arritën në
veshin e Pejgamberit (s.a.v.) dhe të shokëve të tij, ata u shqetësuan shumë.
Pejgamberi (s.a.v.) i tha Sa’d ibn Mu’adhit, të fisit Evs dhe dy njerëzve të
tjerë që të shkojnë e ta shohin të vërtetën rreth tërë kësaj. Kur arriten në
pjesën e Medinës ku jetonin hebrejtë,
ata zbuluan se gjërat qëndronin edhe më keq se sa u dukej me shikimin e
parë. Sa’d ibn Mu’adhi, fisi i të cilit ishte shumë i afërt me atë të benu
Kurejdhës, u përpoq ta bindë udhëheqësin e tyre që të mos e shkelë
marrëveshjen e bërë me muslimanët, mirëpo ai as
që donte të dëgjonte për këtë. Kjo nënkuptonte se muslimanët për asnjë çast
nuk duhej t’i lejonin vetes pushim, sepse tani kërcënimi nuk vinte vetëm nga
armiku prapa hendekut, por edhe nga Beni Kurejdhët që gjendeshin brenda
mureve të qytetit.

Kohët vështirësoheshin nga dita në ditë. Bënte shumë ftohtë dhe filloi të
ndihet edhe mungesa e ushqimit. Aq më tepër, edhe Benu Kurejdhët filluan
haptazi t’i bashkojnë fuqitë me hebrejtë e tjerë dhe t’ua ndërpresin
muslimanëve furnizimet, ku më i rëndësishmi ishte ushqimi. Pastaj, armiqtë
e Islamit u morën vesh se në ç’mënyrë ta
pushtojnë Medinen.

Gjendja ishte dëshpëruese, ndaj Pejgamberi (s.a.v.) i lutej Allahut që t’i
ndihmojë muslimanët për të mundur armikun e tyre. Atë natë fryu një stuhi e
fortë që i shkatërroi tendat e kurejshëve. Stuhia zgjati tri ditë e tri netë dhe
nuk e linte armikun as të ndizte zjarr për t’u ngrohur apo për të përgatitur
ushqimin.

Në një mbrëmje të këtillë, Pejgamberi (s.a.v.) i kërkoi njeriut të tij, Hudhejfe
ibn el Jemani, të shkojë në një mision të rrezikshëm. Pejgamberi (s.a.v.) i tha
të kalojë hendekun, të shkojë te kampi i armikut dhe të kuptojë se ç’kanë
ndërmend të bëjnë.

Me shumë vështirësi, Hudhejfe e kaloi hendekun dhe iu afrua një grupi të
kurejshëve, që ishin duke biseduar në errësirë. Ai dëgjoi zërin e Ebu
Sufjanit: “Të shkojmë në shtëpi!”, tha ai. “Mjaft më. Kuajt dhe devet janë
duke na ngordhur, tendat na i shkatërroi era, pjesa dërrmuese e pajisjeve na
ka humbur, kurse ne nuk mund të përgatisim as ushqim. Nuk ka asnjë arsye
që të rrimë më”

Mirëpo, me këtë vështirësi nuk përfundoi, sepse meleku Xhibril erdhi tek
Pejgamberi (s.a.v.) dhe i tha që ta dënojë Benu Kurejdhën për tradhtinë e
bërë ndaj muslimanëve. Me të dëgjuar këtë, Pejgamberi (s.a.v.) i urdhëroi
muslimanët që të marshojnë kundër Benu Kurejdhës, të cilët ishin fortifikuar
në fortesën e tyre. Muslimanët i rrethuan për njëzet e pesë ditë me rradhë,
pas së cilësmë në fund ata u dorëzuan. Duke qenë të rrethuar, ata e luten
Pejgamberin (s.a.v.) t’i lejojë dikujt që ta gjykojë rastin e tyre, gjë me të cilën
ai ra dakord. Ai gjithashtu u lejoi që ta zgjedhin vetë njeriun që do të bënte
këtë.

Njeriu i zgjedhur për të gjykuar Benu Kurejdhët ishte Sa’d ibn Mu’adhi,
udhëheqësi i fisit të Evsit, i cili i kishte mbrojtur përherë Kurejdhët në të
kaluarën. Sa’d ibn Mu’adhi, i cili edhe vetë ishte plagosur në luftë, vendosi
që hebrejtë të trajtohen sipas Ligjit të tyre të Shenjtë, i cili për atë që e shkel
marrëveshjen, parashihte dënim me vdekje. Si pasojë e kësaj, burrat e Benu
Kurejdhës u ekzekutuan, ndërsa gratë dhe fëmijët u shndërruan në robër.
Në qoftë se hebrejtë arrinin sukses në paktin e tyre, atëherë Islami do të
shkatërrohej . Në vend të kësaj, prej asaj dite Medina u bë qendër ku do të
jetonin vetëm muslimanët.

Fill pas vendosjes së paqes, nga plagët e marra, vdiq edhe Sa’d ibn Mu’adhi.
Thuhet se meleku Xhibril ka ardhur atë mesnatë dhe i ka thënë Pejgamberit
(s.a.v.): “0 Muhamed, cili është ky njeri i vdekur? Kur ai arriti, dyert e
qiellit u hapën, ndërsa froni i Allahut u lëkund.” Posa dëgjoi këtë,
Pejgamberi (s.a.v.) u ngrit, mirëpo vërejti se Sa’di tashmë kishte vdekur.
Megjithëse ishte njeri i rëndë, atyre që e bartën drejt varrit iu duk shumë i
lehtë. Atyre u tha se engjëjt po u ndihmojnë. Kur u varros, Pejgamberi
(s.a.v.) tha tri herë: “Subhanallah!” (Lavdi Allahut) dhe Allahu Ekber!”
(Allahu është më

i Madhi!) I pyetur përse e bëri këtë, ai u përgjigj: ” Varri ishte i ngushtë
për këtë njeri të mirë, derisa Allahu nuk ia lehtësoi atë.” Ky është njëri
nga shpërblimet që Allahu ua jep shehidëve dhe muslimanëve të mirë.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *