HADITH 1

Fjalet me te dashura te Allahu

Transmetohet ne ‘Koleksionin e haditheve autentike’ te Muslimit nga Ebu Dherri radijAllahu anhum se ka thene: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me tha:

‘A te tregoj per fjalet me te dashura te Allahu Lartesuar? Me te vertete fjalet me te dashura te Allahu jane subhanAllahi ue bihamdihi.’ Muslimi (2731)

Ne nje transmetim tjeter: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet: Cilat fjale jane me te mira?
Tha: “(fjalet me te mira) Jane ato qe Allahu zgjodhi per engjejt e Tij ose roberit e Tij: subhanAllahi ue bihamdihi.”

Po ashtu transmetohet ne ‘Koleksionin e haditheve autentike’ te Muslimit nga Semurah bin Xhundub se ka thene: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Fjalet me te dashura tek Allahu Lartesuar jane kater: subhanAllah, uel hamdulilah, ue la ilahe il lAllah dhe Allahu ekber. Nuk te demton ty se me cilen prej tyre fillon (dhikrin).” Muslimi (2137).

Nejlul-Eutar bi takhrixhi ehadithi kitab El-Edhkar
Unejs Sheme

Postimi i radhës

HADITH 10

A duhet ti bëj të 7 dhe të 40 për të vdekurin ? Pyetja: Nje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *