Shtëpia / Hadithe / Xhibrili(a.s) dhe Profeti(s.a.s)

Xhibrili(a.s) dhe Profeti(s.a.s)

1211151424117985

Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur mes njerëzve, Xhibrili shkoi drejt e tek ai dhe i tha: “Ç’është iniani?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “hnani është të besosh në Allahun, në Melekët e Tij, në Takimin me Të, në të Dërguarit e Tij dhe të besosh në Ringjalljen.” Ai pyeti përsëri: “Ç’është islami?” I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: “Të adhurosh vetëm Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij dikë a diçka tjetër në adhurim, të falësh (rregullisht) namazet (e detyruara), të japësh zekatin e caktuar dhe të mbash agjërimin e Ramazanit.” (Më tej) ai e pyeti: “Ç’është ihsani (përsosuria në adhurim)?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “Ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë dhe, nëse ti nuk e sheh Atë (për shkak se nuk e ke arritur këtë gjendje përkushtimi), atëherë (dije mirë) se Ai të sheh ty.” (Pastaj ai përsëri) pyeti: “Kur do të jetë Ora (çasti i fundit i kësaj bote)?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “1 pyeturi nuk di më shumë se pyetësi (në lidhje me këtë çështje), por po të njoftoj për shenja të saj:
1- Kur robina të lindë padronin e saj (lindje nga marrëdhënie imorale etj.) dhe,
2- kur barinjtë e deveve të zeza të bëjnë gara në ngritjen e ndërtesave të larta. Dija e Orës është një nga pesë të fshehtat të cilat askush nuk i di përveç Allahut. Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi: “Pa dysliim, vctcm Allaliu c di Orcn c caktunr. Ai c zbrct sliiun dlic c di ç’ka nc barkun c shtatzcncs. Asnjc njcri nuk di ç’do të fitojc ncscr dhc askush ntik di sc në ç’vcnd do të vdcsë. Mc të vërtctë, Allahu është i Gjithëdijsliëm dltc Njohës i çdo gjëjc.” (Kuran, 31:34).
Kur i panjohuri u kthye dhe u largua, atëherë Pejgamberi a.s. u tha shokëve të vet: “Thirreni dhe kthejeni prapë.” Por ata nuk panë gjë. Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Ky qe Xhibrili a.s., i cili erdhi t’u mësojë njerëzve fenë e tvre.” (50)

Postimi i radhës

UMERI (r.a) DHE KOPSHTI I TIJ

Ibn Umeri r.a. tregon se babai i tij, Umeri në kohën e të Dërguarit të …