Shtëpia / Islami dhe Shkenca / Kur’ani nuk eshte ndryshuar asnjehere

Kur’ani nuk eshte ndryshuar asnjehere

84132098_quran010-650x365

 

Rezultatet hulumtuese përgjatë dhjetë vjetësh të ish-kryetarit të Dijanetit të Turqisë, në krahasimin e kopjeve të tashme me dorëshkrimet e para, ka treguar se as edhe një shkronjë e këtij libri qiellor nuk ka ndryshuar që prej fillimit të shpalljes e deri tash.Tajjar Altëkulaç, ish-kryetar i Dijanetit, këtë hulumtim dhjetëvjeçar e ka bërë me mbështetjen e Organizatës së Vakëfeve të Turqisë dhe me përkrahjen e Qendrës për Hulumtim të Kulturës, Artit dhe Historisë Islame të Organizatës së Konferencës Islamike (ARSIKA).

Hulumtimi është bazuar në krahasimin shkronjë për shkronjë dhe fjalë për fjalë të manuskripteve të tanishme të Kuranit me katër manuskriptet kryesore që gjendën në Bibliotekën e (ARSIKA) dhe, pas dhjetë vjet hulumtimesh, është vërtetuar edhe një herë se Kurani famëlartë nuk ka pësuar as ndryshimin më të vogël dhe as ndonjë shtrembërim të dyshuar. Të gjitha hulumtimet janë bërë duke përdorur manuskriptet digjitale të Kuranit fisnik, të cilat janë siguruar nga ARSIKA , dhe, krahas kësaj, gjatë kësaj pune janë shfrytëzuar edhe manuskriptet e vjetra që gjendën në muzetë e Uzbekistanit dhe në Muzeun e Veprave Islamike të Turqisë.

Postimi i radhës

Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja …