Shtëpia / Ngjarje Islame / Kush dëshiron ta blej nënën time?!

Kush dëshiron ta blej nënën time?!

200-150_1463152612

Natën e dasmës dhëndri e afron nënën e tij dhe e ulë pranë vetit.

“Çfarë kërkon ajo plak këtu”, i thotë nusja. “Menjëherë largoje nga këtu.”
“Si ta largoj, kjo është nëna ime”, u përgjigj dhëndrri. Por, nusja edhe më tejë insistonte qe ajo të largohej.
Dhëndrri iu afrua mikrofonit që ta dëgjojnë të gjithë mysafirët dhe tha:
“Kush dëshiron ta blej nënën time, më duhet ta shes sespe nusja nuk po e donë, çfarë çmimi më ofroni.”
Të gjithë të habitur e shikojnë në fytyrë, dhe askush nuk përgjigjet.
Ai iu afrua nënës së tij e mori për krahu dhe i tha: “Askush nuk të do nëna ime, por mos ke merak se unë të dua, dhe unë do të të blej”. Del me nënën për krahu e lë nusen me mysafirët dhe shkon në shtëpinë e tij.
Pas disa ditësh në derën e tij shfaqet njeriu më i pasur i atij vendi dhe i thotë:
“Kam dëgjuar për atë që ndodhi në dasmën tënde. Unë dua ta jap vajzën time për grua, sepse nëse ti kujdesesh kështu për nënën tënde, jam i sigurt se ashtu do të kujdesesh edhe për vajzën time.

Përktheu dhe përshtati:
Esat Rexha

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …