Era e gojës së agjëruesit

Era e gojës së agjëruesit

Profeti alejhi selam thotë: “Pasha atë që në dorën e tij është shpirti i Muhamedit, era e gojës së agjëruesit është më e dashur për Allahun se era e miskut”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo erë shfaqet te agjëruesi pas mesit të ditës pasi ka kaluar një kohë e gjatë pa ngrënë dhe bazuar në këtë citat të profetit -alejhi selam-, disa dijetarë nuk e kanë pëlqyer përdorimin e misvakut nga agjëruesi pas mesit të ditës që të mos ndërrohet era e gojës së tij dhe të fitojë kështu kënaqësinë e Allahut.
Mirëpo shumica e dijetarëve nuk janë të këtij mendimi sepse misvaku nuk e ndërron erën e gojës sepse ajo nuk del nga dhëmbët por nga stomaku dhe kështu mbetet përdorimi i tij i pëlqyeshëm në çdo kohë siç ka nxitur profeti -alejhi selam-.

Dr Abdullah Nabolli

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *