Shtëpia / Ngjarje Islame / Për këtë guacë ka ndryshim !

Për këtë guacë ka ndryshim !

200-150_1456145556

Njëherë e një kohë, një njeri duke ecur përgjatë bregut të detit, nga larg pa dikë se si përkulej, merrte diçka nga toka dhe e hidhte në det …

Kur iu afrua, vërejti një djalosh, i cili merrte guaca nga toka, i pastronte dhe me butësi përsëri i kthente në ujë.
Njeriu iu afrua dhe i tha: “Mirëmëngjesi! A mund të pyes se çfarë je duke bërë?”
Djali u ndal, e shikoi njeriun dhe i tha: “Po i hedh guacat përsëri në det”
Njeriu buzëqeshi dhe tha: “Po, por pse e bën këtë?”
Djaloshi u përgjigj: “Valët po i hedhin në rërë, dhe nëse nuk kthehen përsëri në ujë, ato do të vdesin.”
Kur i dëgjoi këto fjalë njeriu tha: “Por, a nuk e kupton se hapësira e bregdetit është shumë e madhe, dhe ka aq shumë guaca të shpërndara, prandaj unë mendoj se ky veprim i yti nuk sjell kurrfarë ndryshimi!”
Djali e dëgjoi me edukatë njeriun. Pastaj u përkul, kapi një guacë, e hodhi në det dhe tha: “Për këtë guacë ka ndryshim”

Ne shpesh mendojmë se jemi shumë të parëndësishëm për të bërë një ndryshim. Kjo nuk mund të jetë aq larg nga e vërteta. Por, a mund t’ju këshilloj të ndani pak kohë për të bërë diçka që do të bëj një ndryshim në jetën e dikujt tjetër. Për këtë nuk nevojitet shumë, dhe për këtë askush nuk ka nevojë të dijë. Mjafton të ndani një moment dhe të bëni diçka të veçantë, që vetëm ju do ta dini, dhe kjo është e mjaftueshme.

“Unë jam vetëm një; por megjithatë jam një. Nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëj diçka; Nuk do të refuzojë të bëj diçka që mund të bëj.” – Helen Keller

“Askush nuk lind në këtë botë për të bërë çdo gjë, por për të bërë diçka.” – Henry David Thoreau

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …