Shkencetaret vertetojne ekzistencen e shpirtit

photo2

Shkencëtarët e mirënjohur të fizikës kuantike, doktori amerikanë Stuart Hameroff dhe psikiatri britanik, Ser Ro
ger Penrose, thonë se tashmë mund ta vërtetojnë ekzistencën e shpirtit.

Dy ekspertë janë autorët të teorisë së re kuantike të vetëdijes, sipas së cilës shpirtrat tanë përfshihen në struktura të veçanta të quajtur mikrotubula, të vendosura në qelizat e trurit, dhe nga atje, pas vdekjes, mund të dalin dhe të vazhdojnë të ekzistojnë në univers.
Doktor Hameroff nga Universiteti i Arizonës dhe Penrose kanë punuar në këtë teori që nga viti 1996, kur filluan nga ideja se truri është një kompjuter biologjik, i përbërë nga afro 100 miliardë neurone, përkatësisht qeliza nervore, dhe lidhje sinaptike, të cilat veprojnë si rrjeti informativ i kompjuterit . Ata duan të dëshmojnë se përvoja jonë e vetëdijes është rezultat i procesit që zhvillohet në mikrotubula, të cilën ata e quajtën reduktim objektiv i orkestruar (Orch-OR).

Ekspertët kanë studiuar rastet e njerëzve që kanë përjetuar vdekje klinike. Mikrotubulat e tyre nga qelizat e trurit, kanë humbur informacionet kuantike, por informacionet në to nuk janë shkatërruar. Kështu Hameroff dhe Penrose dëshmojnë se shpirti nuk vdes, por kalon diku në univers.

– Nëse pas vdekjes klinike, mjekët ia dalin ta “ringjallin” pacientin, të gjitha informatat kuantike kthehen në mikrotubula, dhe personi i cili ishte në fund të jetës pretendon se gati sa kishte vdekur. Kështu është e mundur që, kur personi vërtetë vdes, informacionet e tij kuantike plotësisht largohet nga trupi në formë të shpirtit dhe vazhdojnë te ekzistojnë në formë tjetër diku në univers – shpjegon dr. Hameroff./IGJ/

Postimi i radhës

Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *