Thuaj: “Ai, Allahu është Një!

beautiful-blue-allah-calligraphy-wallpaper-and-wallpaper

Surja 112: El ihlas (mekase) 4 ajete

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
1. Thuaj: “Ai, Allahu është Një!
2. Allahu është Samed!
3. Ai as s‟ka lindur kë, as nuk është i lindur,
4. dhe me Të askush nuk është i barabartë.”

Shpjegimi i ajeteve

“Thuaj: Ai, Allahu është Një!” – Allahu i Lartësuar na udhëzon që të bëjmë një deklaratë, të cilën duhet ta besojmë plotësisht dhe të jemi tërësisht të sigurt për vërtetësinë e saj. Ai na urdhëron që të bëjmë një deklaratë tepër të fuqishme, duke ia ditur kuptimin e saj të qartë dhe të saktë. Po ç‟qenka kjo deklaratë, të cilën i Lartësuari na urdhëron që ta themi hapur? Ajo është: “Allahu është Ehad”, domethënë Ai është i Një, i Vetëm e Unik, në çdo aspekt. Ai është i vetmi me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta dhe absolutisht të plota. Ai është i vetmi me veprat e Tij madhështore, që nuk kanë shembull dhe ngjashmëri me asgjë tjetër në ekzistencë.

“Allahu është Samed!” – Allahu është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat e veta. Çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe të nevojshëm për përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Të gjithë i luten Samed-it për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Ai është, gjithashtu, El Alîmu – i Gjithëdijshmi, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu – i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është Er-Raĥîmu – Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. E të tillë janë të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Allahut. Pikërisht prej cilësive të Tij është edhe fakti që:

“Ai as s‟ka lindur kë, as nuk është i lindur…” – Sepse Allahu është është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Të gjithë kanë nevojë dhe janë të varfër para bujarisë dhe mirësisë së Tij, ndërsa Ai është i Pasuri vetvetiu, që nuk ka nevojë absolutisht për asgjë nga krijesat e Tij.

“…dhe me Të askush nuk është i barabartë.” – Askush nuk mund t‟i afrohet apo t‟i përngjasë, apo të jetë si shembulli i Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar dhe Begatisjellës është emri i Tij. Kjo sure është sqaruese dhe vërtetuese e teuhidit esmâu ue ŝifât, që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë unike të Zotit të Lartësuar.

SURJA IHLAS, AJETET 1 – 4

Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij

Postimi i radhës

Morali i mire me pak fjale !

Thote i madheruari” Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *