Shtëpia / Shpjegim i Ajeteve Kuranore / Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

horse-hd-wallpapers-widescreen-

 

1 – Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
2 – E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
3 – Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
4 – E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
5 – Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
6 – Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
7 – Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).
8 – Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
9 – A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
10 – Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
11 – E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.

 

Shpjegimi i ajeteve :

Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
 E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
 Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
 E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
 Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).

Allahu i Lartësuar betohet në kuajt, në këto krijesa kaq të mrekullueshmedhe te çmueshme për njerëzit, për cilësitë e veçanta që kanë. Allahu betohet edhe për gjendjet nëpër të cilat kuajtë kalojnë, ndryshe nga kafshët e tjera. Kuajtë vrapojnë furishëm dhe gjatë këtij vrapimi ata hingëllinjë. Kur me thundrat dhe patkonjtë e tyre të fortë shkelin nëpër gurë, ata nxjerrin xixëllima, Kuajt, me luftëtarët sipër tyre, lëshihen si shigjetë në mes të armikut. Këto momente dhe veprime janë ato në të cilat betohet Allahu i Lartësuar.Ndërsa shkaku i betimit tregohet më poshtë ku i Lartësuari thotë:

Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

Njeriu nuk shpreh mirënjohjen naj Zotit për mirësinë që Ai i ka dhënë. Për nga natyra e tij, ai nuk e dëshiron shpenzimin dhe nuk pranon që ti plotësojë detyrimet e tij plotësisht. Ai është përtac dhe koprac, që gjithmonë përpiqet tu bëjë bisht detyrimeve pasurore apo trupore, me të cilat është ngarkuar. Këtu bëjnë përjashtim ata që Zoti i ka udhezuar dhe i ka pastruar nga cilësi të tilla të këqija.

Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).

Cili i referohet përemri vetor ”ai” ? Mundësitë janë :
”Ai” është njeriu. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: Për këtë mosmirënjohje edhe vetë njeriu është dëshmues dhe nuk e mohon një fakt të tillë. Kjo është një çështje e dukshme dhe e pamohueshme, që çdokush mund ta vërejë.
”Ai” është Allahu. Kështu kuptimi i ajetit del: Për këtë mosmirënjohje është Allahu dëshmimtar. Ky është një kërcënim i ashpër dhe i rëndë për ata që tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit dhe mospërfillës ndaj detyrimeve dhe përgjegjësive përkrah Tij. Allahu është dëshmimtar i këtyre veprave dhe çdokujt do ti japë shpërblimin e merituar.

Dhe ai është që shumë e do pasurinë.

Dashuria e njeriut për çasuri është shumë e madhe. Është pikërisht kjo dëshirë e papërmbajtur që e bën atë të shpërfillë detyrimet dhe përgjegjesitë ndaj Zotit. Kështu ai jep përparësi plotësimit të dëshirave të vetes, kundrejt të drejtave të Zotit të tij. Kjo ndodh për shkak se ai është dritëshkurtër dhe i lidhur ngushtë vetëm me këtë dynja, duke qënë i pavëmendshmëm ndaj ahiretit. Prandaj Allahu i Lartësuar, për të nxitur te robi frikën për Ditën e llogarisë thotë :

A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.

Lë të kujtojnë këta të ,ashtruar se do të vijë dita kur të gjithë të vdekurit do të dalin nga varret e tyre, do të rringjallen dhe do të tubohen para Zotit, për tu llogaritur me drejtësi. Atë ditë do të shfaqet sheshazi çdo gjë që fshihet ne gjokset e tyre, e mirë apo e keqe qoftë, dhe të gjithë do të shijojnë frytet e veprave të tyre.

E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.

Allahu i Lartësuar është i Dijshëm për të gjitha veprat e robëve, të fshehta apo të shfaqura, të vogla apo të mëdha qofshin, dhe Au ka për ti shpërblyer ata e drejtësi. Ai është i dijshëm jo vetëm atë ditë, por edhe në të gjitha ditët, por ky veçim është bërë për të treguar se krijesat do të shpërblehen për çdo vepër të kryher, Ajo është Dita e Llogarisë nga i Gjithëdijshmi.

SURJA ADIJAT AJETET 1 – 11

Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij

Postimi i radhës

Morali i mire me pak fjale !

Thote i madheruari” Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të …