Historia e Profetit Dhul Kifl a.s dhe e banorëve te Ress-it

Historia e profetit Dhulkifl a.s
Pas Ejubit a.s, Zoti dërgoi një profet tjetër, për të cilin shumica e historianëve mendojnë se ishte djali i Ejubit a.s. Thotë Zoti në Kuranin fisnik:(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm. Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët.” (Enbija, 85)
Është një dëshmi nga ana e Zotit për këta profetë, se kanë qenë të duruar dhe nejrëz të ndershëm dhe të drejtë.
Emri i Dhulkiflit përmendet dhe në suren Sad, ku Zoti i lartësuar thotë:“Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë.” (Sad, 48)
Dhulkifli e trashëgoi profecinë nga babai i tij  Ejubi a.s. Emri i tij i vërtetë ishte Bishr, kurse Dhulkifl u quaj për shkak se mori përsipër të ndihmojë të gjithë nevojtarët e popullit të tij. Ashtu siç mori përsipër të jetë gjykatësi i tyre i drejtë. Përsa i përket lidhjeve të tij me Zotin, ai kishte marrë përsipër të agjërojë ditën dhe të falet gjithë natën. Kjo është arsyeja përse u quajt Dhulkifl.
Historia e banorëve të Ress-it
Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë popull:”“Ne i dënuam fiset Ad dhe Themud, popullin e Ras-sit, si dhe shumë popujt të tjerë ndërmjet tyre. Të gjithëve u sollëm shembuj dhe, më pas, të gjithë i shkatërruam krejtësisht.” (Furkan, 38)
“Para tyre ka mohuar populli i Nuhut, banorët e Ressit dhe fisi Themud. edhe fisi Ad, Faraoni dhe vëllezërit e Lutit, edhe banorët e Ejkës, edhe populli i Tubbas; të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.” (Kaf, 12)
Thotë Abdullah ibnu Abasi:”Banorët e Ress-it ishin banorë të një fshati nga populli i Themudit.”
Vetë fjala Ress, do të thotë pus. Sipas dijetarëve, profeti që u dërgua tek ky popull quhej Handhale biri i Safuanit. Kur ai u bëri thirrje të besojnë në një Zot të vetëm, ata e vranë dhe kufomën ia hodhën në një pus. Prej këtu u quajtën banorët e Ress-it. Pas kësaj ndodhie, Zoti e ndëshkoi këtë popull dhe i shkatërroi vendbanimet e tyre.

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *