Dashuria e Profetit (a.s.) per njerezit

name_of_muhammad_pbuh_wallpaper_58-1024x768

Profeti (a.s.) perfaqeson majen me te larte te moralit njerezor ne marredheniet me mjedisin, si ne aspektin personal, ashtu
Ky eshte Profeti Muhamed (a.s) – i derguari i Zotı’t per mbare njerezimin
edhe ne aspektin shoqeror. Ai kishte nje mendje dhe nje zemer te hapur per te gjithe njerezit dhe nuk vuante nga mendjengushtesia, ashpersia e karakterit dhe gjuha e mprehte, por ishte, siç e pershkruan Zoti ne Kuran:

“Ne saje te meshires se Allahut, u solle butesisht me ta (o Muhamed). Sikur te ishe i ashper dhe i vrazhde, ata do te largoheshin prej teje.” (Âl ‘Imrân:159); “… se ti je me virtyte madhore.” (El-Kalem: 4);

“Tashme, ju ka ardhur nje i Derguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rende per gjynahet qe beni ju, jua deshiron te miren me gjithe zemer qe ju te shkoni rruges se drejte dhe eshte i bute e i meshirshem me besimtaret.” (Et-Teube: 128).

Nga disa vargje te Kuranit te madherishem, na krijohet ideja se Profeti (a.s.) kishte dashuri per njerezit, per anen e tyre humane, ne kuptimin qe ua deshironte atyre te miren dhe merzitej nga dyshimi, kembengulja e disave qe nuk besonin. Nganjehere keto ndjenja te buta njerezore rendoheshin aq shume, saqe pikellohej fort. Kjo do te thote se nje gje e tille nuk ishte nje çeshtje vetjake, qe i ndodh njeriut per shkak te refuzimit qe i bejne te tjeret, por vinte si pasoje e keqardhjes pse njerezit nuk perfitonin nga thirrja e tij dhe nuk pranonin diçka qe ishte ne interes te tyre, siç thuhet ne nje sere vargjesh kuranore:

“Mos u pikello (o Muhamed) per shkak te tyre dhe mos u ngushto per kurthet e tyre.” (En-Neml: 70);

“Ti mos e shqeteso veten deri ne shkaterrim per humbjen e tyre! Allahu eshte vertet i Gjithedijshem per ate qe bejne ata.” (Fâtir: 8);

“A mos valle do te vrasesh veten nga pikellimi, nese ata nuk besojne ne kete Fjale (Kuran)?” (El-Kehf: 6).

Pikerisht kjo eshte fryma e misionit profetik, te cilen Muhamedi a.s. porositi çdo thirres islam ta realizoje ne moralin e tij, sidomos kur te niset per t’u predikuar njerezve. Pra, ai duhet t’i doje njerezit dhe ne aspektin human, te mos pajtohet me mosbesimin apo idhujtarine qe shprehin disa, ne menyre
qe dashuria per njeriun, ta shtyje ate te shpenzoje te gjitha energjite e veta, per t’i shpetuar njerezit nga mosbesimi dhe paganizmi e per t’i nxjerre ne bregun e shpetimit, te besimi ne Zotin e Vetem.
Ja pra, sekreti i suksesit te thirrjes se Profetit: perqendrimi i arsyes per mendjen, i zemres per zemren dhe i fjales per fjalen, sepse arsyeja ka fuqi qe te sheshoje shume nga pengesat psikologjike qe hyjne midis thirresit dhe njerezve te tjere.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *