Krijesa më e fortë e Zotit

tumblr_mmg5suzbxp1qapk2qo1_500
Një burrë i mençur u pyet një ditë:”Kush është krijesa më e fortë e Zotit?”
Ai u përgjigj:”Kur pashë hekurin, mendova se hekuri është krijesa më e fortë e Zotit. Por kur pashë zjarrin, që e shkrinte hekurin, mendova se zjarri ishte krijesa më e fortë e Zotit.
Mandej, pashë që zjarrin e shuante uji, gjë e cila më bëri të besoj se uji është krijesa më e fortë e Zotit. Por, pashë që retë e mbartnin ujin nga një vend në një tjetër dhe besova se retë ishin krijesa më e fortë e Zotit.
Më vonë, pashë se era i transporton retë nga një vend në një tjetër, kështu besova se retë ishin krijesa më e fortë e Zotit.
Më vonë, pashë se malet nuk lëkundeshin fare nga erërat, sado të forta qofshin. Kështu, i binte që malet të ishin është krijesa më e fortë e Zotit.
Pastaj, pashë njeriun i cili qëndronte para maleve dhe pak e nga pak, i çante dhe i gdhente sipas dëshirës. Kjo më bëri të besoj se njeriu ishte krijesa më e fortë e Zotit. Por, pashë se ajo që e gjunjëzonte njeriun, ishte pikërisht gjumi, kështuqë besova se gjumi ishte krijesa më e fortë e Zotit.
Duke medituar rreth gjumit, kuptova se më e fortë se gjumi, ishte stresi dhe shqetësimet e shumta. Me vete, mendova se stresi dhe shqetësimet ishin krijesa më e fortë e Zotit.
Falë meditimit dhe studimit, kuptova se stresi dhe shqetësimet kanë si vatër zemrën, për rrjedhojë, i binte që zemra të ishte krijesa më e fortë e Zotit.
Por, më vona kuptova se këtë zemër, e qetësonte dhe relaksonte përmendja e Zotit, prandaj, krijesa më e fortë e Zotit, ishte pikërisht përmendja e Tij.
“Ata që besuan dhe u qetësohen zemrat me përmendjen e Zotit, e si të mos qetësohen zemrat me përmendjen e Zotit”

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *