Mbreti i Krishter qe pranoi Islamin

king

Ashtu siç rritej numri i ithtareve te te Derguarit, gjithashtu shtoheshin edhe armiqte e muslimaneve dhe beheshin gjithnje e me te eger. Ata, pa asnje ngurim iu kthyhen cdo metodete tortures qe mund ta mendonin, i rrihnin viktimat e tyre, i linin pa ushqim, i digjnin ne reren e nxehte te shkretetires, e keshtu me radhe. Me ne fund, disa muslimane vendosen te shkojne ne ndonje vend tjeter me qellim qe te jetojne ne paqe. Kishin kaluar vetem pese vjet nga ardhja e pare e melekut Xhibril te i Derguari (s.a.v.), dhe dy vjet qe kur i Derguari (s.a.v.) kishte folur publikisht. Muslimanet e luten te Derguarin (s.a.v.) t’u lejoje atyre qe ta leshojne Meken. Ai u pajtua duke thene: —Do te ishte me mire per ju qe te veni ne Abisini. Mbreti i atjeshem eshte i drejte dhe ky eshte nje vend mik. Qendroni atje perderisa Allahu t’ua mundesoje qe te ktheheni.” Muslimanet u pergatiten per rruge. Ata vendosen te presin naten dhe keshtu te shkojne pa rene ne sy. Gjashtembedhjete te paret e leshuan Meken dhe pasi arriten ne brigjet e Detit te Kuq, kaluan ne Abisini. Te tjeret, tetedhjete burra dhe nentedhjete gra, i ndoqen pas, duke shpresuar se do te jene te atij vendi. Ky ishte hixhreti, apo migrimi i pare ne İslam.
Banoret e Mekes u zemeruan shume kur zbuluan se keta muslimane e kane braktisur qytetin fshehurazi, sepse ne mesin e tyre gjendeshin bijte dhe bijat e shume familjeve te njohura te Mekes. Zemerimi i mekasve ishte edhe me i madh kur zbuluan se muslimanet ne Abisini jane pritur mire. Udheheqesit e kurejsheve vendosen qe te dergojne dy njerez te mbreti i Abisinise, me shprese se do te mund ta bindnin ate qe muslimanet t’i kthejne prape. Keta ishin Amr ibn el-Asi, nje foles shume i zgjuar, dhe Abdullah ibn Rebi’a.
Ata vendosen ti dergonin mbretit dhurata te vlershme. Dhurata me e mire qe do ti dergonin ishte lekura, keshtu ata mblodhen nje sasi per te. Per me teper ata vendosen ti jepnin cdo keshilltari te mbretit dhurata duke ju percjelle mesazhin: “ Disa te rinje nga njerezit tane erdhen te fshihen ne atdheun tuaj, te cilet e braktisen fene e tyrepor nuk pranuan as fene tuaj. Erdhen me nje fe te re, te cilen nuk e njohim as ne, e as ju. Na kane derguar fisniket tane dhe te tyre, ne mesin e te cileve jane baballaret, xhaxhallaret dhe te afermit e tyre te sundimtari juaj, per ta bindur ate qe keta njerez t’i ktheje prape, prandaj kur t’i flasim mbretit rreth kesaj, ju lutemi qe ta keshilloni ate qe ta beje kete dhe te mos flet me ta.” Keshilltaret rane dakort te bejne ate qe kerkuan mekasit.
Pastaj Amr ibn el-Asi dhe Abdullah ibn Ebi Rebi’a shkuan te mbreti dhe pasi i dhane dhuratat e tyre, te cilat i pranoi prej tyre, i thane:
“Lartmadheria juaj, keta te rinje kane braktisur fene, te cilet e braktisen fene e tyre por nuk pranuan as fene tuaj. Erdhen me nje fe te re, te cilen nuk e njohim as ne, e as ju. Na kane derguar fisniket tane dhe te tyre, ne mesin e te cileve jane baballaret, xhaxhallaret dhe te afermit e tyre, qe te na i dorzoni dhe ti ktheni ne vendin e tyre, sepse ata me mire e njohin marrezine e tyre per çka dhe i kane qortuar.”
Ministrat, te cilet gjithashtu mermin pjese aty, dhe i kishin degjuar fjalet e mekasve i thane mbretit: Te verteten po e flasin o mbreti yne, dorzoja ketyre te dyve t’i ktheje muslimanet prej nga kane ardhur. Mirepo, mbreti i zemeruar tha:
“Jo, per Zotin, une nuk i dorezoj ata. Ata, te cilet kane kerkuar mbrojtjen time e u vendosen ne vendin tim, dhe te cilet me me deshire me zgjodhen mua se sa dike tjeter, nuk do te tradhtohen te pakten derisa ti mbledh ketu e ti pyes rreth asaj qe keta dy njerez me thane. Ne qofte se muslimanet jane te atille siç thone mekasit, atehere do t’i dorezoj dhe do t’i kthej perseri nga kane ardhur, por nese mekasit me kane genjyer, atehere une muslimanet do t’i mbroj.”
Amr ibn el-Asi u shqetesua shume, sepse gjeja qe me se paku deshironte, ishte qe mbreti t’i degjonte muslimanet se ç’kishin per te thene. Por, mbreti i thirri muslimanet. Kur hyne brenda, ata nuk u gjunjezuan para tij ashtu siç e kishin zakon abisinasit e tjere.
“Perse nuk gjunjezoheni para mbretit tone?” – i pyeti njeri nga keshilltaret e tij.
“Ne gjunjezohemi vetem para Allahut”, u pergjigjen ata. Pastaj mbreti kerkoi prej tyre, qe t’i rrefejne lidhur me fene e tyre.
Xha’fer ibn Ebi Talib, i vellai i Aliut dhe kusheriri i te Derguarit (s.a.v.) ishte i caktuar qe te flase ne emer te muslimaneve. Ai u pergjigj: “0 mbret, ne fillim neve nuk na perfillnin. Ne dhe stergjysherit tane devijuam nga besimi i Ibrahimit, i takojme nje populli qe jetonte ne injorance dhe lajthitje. Adhuronim idhuj, hanim mishin e kafsheve te ngordhura, ne nuk i respektonim te drejtat e fqinjeve tane, i fuqishmi filloi te sundoje te dobetin.
Ne benim gjera te tmerrshme, per te cilat nuk mund te marr guxim te flas. Ja keshtu jetonim, derisa Allahu ne mesin tone dergoi te Derguarin e Tij, nje kusheririn tone, te cilin çdo here e kemi njohur si gojembel, te pafajshem dhe te besueshem.
Ai kerkoi nga ne qe te adhurojme vetem Allahun dhe te heqim dore nga traditat e keqija
te parardhesve tane. Ai kerkoi nga ne qe ta duam te verteten dhe te jemi besimtare, t’i çmojme dhe t’i duam fqinjet tane, t’i nderojme familjet tona dhe te mos bejme pune te keqija dhe zenka te kota. Ai kerkoi nga ne qe te kujdesemi per bonjaket. Ai na urdheroi qe te mos shpifim ose te flasim keq per grate apo per burrat. Ai na urdheroi qe te adhurojme vetem Allahun e te mos adhurojme askend e asgje tjeter, perveç Tij. Ai na urdheroi qe te falemi, te japim sadaka dhe te agjerojme. Ne besojme se ai ka te drejte, prandaj dhe e ndjekim dhe veprojme ashtu siç na urdheron ai.
Mekasit filluan te na sulmojne dhe te nderhyjne midis nesh dhe fese sone. Keshtu qe, ne ishim te detyruar qe t’i braktisnim vatrat tona dhe te vijme tek ju, me shprese se do te gjejme drejtesi.”
Mbreti, i cili ishte i krishtere, u prek thelle nga keto fjale. Amr ibn el-Asi duhej te mendohej shpejt qe ta prishte kete deshmi. Me nje dinakeri te madhe iu drejtua mbretit: “Keta njerez nuk besojne ne Isane ashtu siç besoni ju”
Mbreti pas kesaj kerkoi te dije se ç’kishte thene per Isane i Derguari (s.a.v.). Xha’feri u pergjigj duke recituar nje sure nga Kurani, e cila flet per Isane dhe nenen e tij Merjemen. Keto jane disa nga ajetet qe ai recitoi:

Ne emer te Allahut te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit!

“E, permendju ne kete liber (tregimin per) Merjemen kur ajo u largua prej familjes se saj ne nje vend ne lindje Ajo, vuri nje perde ndaj tyre, e Ne ia derguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri ne teresi. Ajo tha:
“Une i mbeshtetem te Gjithemeshirshmit prej teje, nese je qe i frikesohesh Atij (pra, me le te lire)!” Ai (XhibriU) tha: ” Une jam vetem i derguar (melek) i Zotit tend per te dhuruar ty nje djale te paster (pejgamber).” Ajo tha: “Si do te kem une djale, kur mua nuk me eshte afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qene e pamoralshme?” Ai (XhibriU) tha: “Ja, keshtu ka thene Zoti yt; ajo per Mua eshte lehte, e per ta bere ate (djalin e krijuar pa babe) argument per njerezit e edhe meshire nga ana Jone. Kjo eshte çeshtje e kryer!” Ajo e barti ate (Isain), andaj (me te ne bark) u izolua ne nje vend te larget. E dhembja ( e lindjes) e mbeshteti ate te nje trup i hurmes. Ajo tha: “Ah sa mire ka qene per mua te kisha vdekur para kesaj e te isha harruar qe moti!” E prej se poshtmi ate e thirri (Xhibrili):

“Mos u brengos, Zoti yt beri prane teje nje perrocke (uji).

E ti shkunde trupin e hurmes se do te bien per ty hurma te fresketa. Ti pra, ha dhe pi e qetesohu, dhe nese sheh ndonje prej njerezve thuaj: “Une kam vendosur heshtje per hir te Gjithemeshirshmit.

Dhe duke e bartur ne gryke shkoi me te te te afermit e vet. Ata i thane: “Oj Merjeme ke bere nje pune shume te keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nena jote nuk ka qene e pamoralshme!”

Atehere ajo u dha shenje kah ai (Isai). Ata thane: “Si t’i flasim atij qe eshte foshnje ne djep?”Ai (Isai) tha: “Une jam rob i Allahut, mua me ka dhene ( ka caktuar te me jape) librin dhe me ka bere Pejgamber. Me ka bere dobiprures kudo qe te jem dhe me ka porositur me namaz (falje) e zeqat per sa te jem gjalle! Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere kryelarte e as te padegjueshem! Selami (shpetimi prej Allahut) eshte me mua diten kur u linda, diten kur te vdes dhe diten kur te dale (prej varrit) i gjalle!”

(Merjem: 16-33)

Mbreti i cili ishte i krishtere, pasi degjoi disa nga ajetet e Kur’anit qe recitoi Xha’feri, e cila flet per Isane dhe nenen e tij Merjemen, per Zotin qante sa e tere mjekra iu lag nga lotet. Qane dhe prifterinjt dhe nga lotet e tyre u lagen dhe biblat qe i mbanin gjithnje te hapura para vetes. Sa fjale te bukura jane keto. Pastaj mbreti u drejtua nga keshilltaret, dhe u tha: “Keto fjale sigurisht vijne nga Allahu; pak gjera i ndajne muslimanet nga te krishteret. Ate qe sollen Isai dhe Muhamedi, te Derguarit e Allahut, vijne nga i njejti burim.” Shkoni jeni te lire . Une per Zotin tim nuk do tua dorzoj ketyre te dyve – u kthye nga Amri dhe Abdullahu, dhe mos shpresoni se do ta bej kete.

Mbas asaj qe ndodhi pas bisedes, mbretin besoi ne Pejgamberine e Muhamedit a.s dhe e perqafoi Islamin, mirpo i vetedijshem se populli i tij i kishte rrenjet thelle ne besimin e gabuar, mbreti e mbajti te fshehur besimin e tij.
Ne nje trasmentim qe na vjen nga Xhferi r.a ka the: “Kur Nexhashiu vdiq, i Derguari a.s tha: “Sot ka vdekur nje njeri i mire, andaj ngrihuni dhe faleni namazin e xhenazes per vellane tuaj Ashameh (Nexhashi ishte titulli i çdo mbreti abisinas, njesoj siç ishte Cezar titulli i çdo perandroi romak. Emri i ketij Nexhashiu ose mbreti ishte Ashameh).”

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *