Për ata që bëjnë muhabet mes ezanit dhe ikametit

Lënia e fjalëve që lidhen me dynjanë mes ezanit dhe ikametit.

Ibn Mes’udi – Allahu qoftë i kënaqur me të – hyri në xhami dhe disa njerëz po bisedonin në të pas ezanit. Ai i ndaloi nga fjalët dhe u tha:

Ju keni ardhur për namazin, prandaj ose faluni ose heshtni, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të thotë:
‘Në fund të kohës do të jetojnë disa njerëz të cilët do të ulen nëpër xhami rrathë rrathë, imami (prijësi) i tyre është dynjaja. Mos u ulni me ata sepse Allahu nuk ka nevojë për ta’ ”
(Sahihah: 1163)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *