Kurrë mos u shoqëro me këta 5 persona

Këshillë nga Zejnul Abidin, nipi i Aliut radijAllahu anhu.

Ebu Xha’feri Muhamed ibën Aliu thotë: “Më këshilloi babai im dhe më tha: “Pesë lloje njerëzish kurrë mos I shoqëro, mos fol me ta e mos i shoqëro gjatë udhëtimit.” Ebu Xhaferi thotë: -I thashë: U bëfsha flijim për ty o babai im, kush janë ata? Më tha:

1 – “Mos e shoqëro mëkatarin (fasikun), ngase ai të shet ty qoftë edhe për një kafshatë goje, e ndoshta edhe më pak se ajo.” I thashë: -O babai im, çfarë ke për qëllim me fjalën e ndoshta edhe më pak se ajo? Më tha: -Shpreson në diçka dhe nuk e arrin atë.” Ebu xhaferi thotë: “I thashë: -O babai im, e kush është i dyti? Më tha:

2 – “Koprracin kurrë mos e shoqëro ngase ai të privon prej ndihmës nga pasuria e tij, atëherë kur ke nevojë më së shumti për të!” I thash: -O babai im, e kush është i treti? Më tha:

3- “Gënjeshtarin kurrë mos e shoqëro ngase çështja e tij është si pozita e shpresave dhe iluzioneve, të largon të afërmin dhe ta afron të largëtin.” I thashë: -O babai im, e kush është i katërti? Më tha:

4- “Budallanë kurrë mos e shoqëro ngase duke dashur të të bëjë dobi, ai të dëmton.” Pastaj i thashë: -O babai im, kush është i pesti? Më tha:

5- “Mos e shoqëro atë që shkëput lidhjet farefisnore ngase e kam gjetur se ai është i mallkuar në tre vende në Kur’an.”

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *