088. GASHIJEH

El Gâshijeh (mekase) 26 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. A të ka ardhur lajmi për Belanë gjithëpërfshirëse?
  2. Atë ditë sheh fytyra të tmerruara,
  3. të lodhura e të rraskapitura.
  4. Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort.
  5. Atyre u jepet të pinë prej një kroi të valë.
  6. Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese,
  7. e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
  8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,
  9. të cilat janë të kënaqura për veprat e veta,
  10. në një Xhenet të shkallës së lartë,
  11. ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme.
  12. Aty ka kroje, që rrjedhin.
  13. Ata kanë shtretër të lartë,
  14. kupa të vendosura pranë,
  15. jastëkë të renditur për mbështetje
  16. dhe qilima të shtruar.
  17. A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar,
  18. qiellin se si është ngritur lart,
  19. malet se si janë vendosur,
  20. Tokën se si është shtruar?!
  21. Ti këshillo, se je veçse një përkujtues,
  22. dhe nuk je kontrollues i tyre!
  23. Përveç atij që sprapset e nuk beson,
  24. të cilin Allahu me vuajtje të mëdha do e dënojë.
  25. Pa dyshim, vetëm tek Ne është kthimi i tyre.
  26. Dhe, pa dyshim, detyrë vetëm e Jona është llogaria e tyre.

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *