Shtëpia / Kur'an Shqip / 075. EL KIJAME

075. EL KIJAME

El Kijameh (mekase) 40 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

  1. Betohem në Ditën e Kijametit!
  2. Betohem në shpirtin shumë qortues!
  3. A mendon njeriu se Ne nuk do t’ia bashkojmë sërish eshtrat atij?
  4. Përkundrazi, Ne jemi të Plotpushtetshëm ta rikrijojmë sikurse ka qenë, deri te majat e gishtave të tij
  5. Por njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate
  6. e pyet: “Kur është Dita e Kijametit?!”
  7. Kur shikimi të tmerrohet,
  8. kur Hëna të fshihet,
  9. dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
  10. atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të futem!”
  11. Jo, nuk ka se ku të futet!
  12. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.
  13. Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.
  14. Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes,
  15. edhe nëse paraqet arsyetime.
  16. Ti mos u ngut me gjuhë, që ta lexosh atë sa më shpejt,
  17. sepse e kemi Ne detyrë se si do të ngulitet dhe lexohet ai!
  18. Pasi të ta kemi lexuar atë, atëherë fillo ti!
  19. Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë.
  20. Por ju doni këtë të ngutshmen
  21. dhe e lini pas dore atë të ardhmen.
  22. Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura,
  23. që Zotin e tyre do të shikojnë.
  24. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të zymta,
  25. që presin t’u thyhet kurrizi.
  26. Jo! Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit,
  27. dhe kur të thonë: “Kush do t’i këndojë?”
  28. Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes,
  29. ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin,
  30. atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt.
  31. Por ai nuk beson dhe as nuk fal namaz,
  32. por vetëm mohon dhe kthen shpinën,
  33. e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk!
  34. Mjerë për ty, mjerë!
  35. Mjerë për ty, mjerë!
  36. A mos mendon njeriu se do të lihet pa u marrë në llogari?!
  37. A nuk ka qenë ai një pikë lëng, që hidhet me forcë,
  38. e pastaj u bë gjak i trashë, që Ai krijon dhe e përsos,
  39. dhe, prej tij, Ai bën mashkullin dhe femrën?!
  40. A nuk është Ai, pra, i Plotpushtetshëm për të ngjallur të vdekurit?!

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …