Shtëpia / Kur'an Shqip / 037. EL SAFAT

037. EL SAFAT

37:1 – Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
37:2 – Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
37:3 – Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
37:4 – Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
37:5 – Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
37:6 – Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
37:7 – Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
37:8 – Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
37:9 – Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
37:10 – Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
37:11 – Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
37:12 – Por ti je i habitur, e ata tallen.
37:13 – E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
37:14 – E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
37:15 – Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.
37:16 – A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
37:17 – A edhe të parët tanë të herëshëm?
37:18 – thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”
37:19 – Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.
37:20 – E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”
37:21 – Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
37:22 – Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
37:23 – (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
37:24 – Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
37:25 – Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
37:26 – E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.
37:27 – E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
37:28 – (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).
37:29 – Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
37:30 – Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
37:31 – E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
37:32 – Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.
37:33 – Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
37:34 – Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
37:35 – Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
37:36 – Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”
37:37 – Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
37:38 – Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.
37:39 – Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
37:40 – Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,
37:41 – Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
37:42 – Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
37:43 – Në Xhennete të begatshme,
37:44 – Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
37:45 – Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,
37:46 – E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
37:47 – Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
37:48 – E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,
37:49 – Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).
37:50 – I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
37:51 – Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,
37:52 – thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se
37:53 – Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”
37:54 – Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”
37:55 – Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.
37:56 – Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.
37:57 – Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,
37:58 – Dhe ne nuk do të vdesim më,
37:59 – Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”
37:60 – Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
37:61 – Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!
37:62 – A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”?
37:63 – Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
37:64 – Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.
37:65 – Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.
37:66 – E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
37:67 – Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
37:68 – Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.
37:69 – Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
37:70 – Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
37:71 – Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.
37:72 – Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
37:73 – E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
37:74 – Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
37:75 – Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
37:76 – Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
37:77 – E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
37:78 – Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.
37:79 – Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
37:80 – Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
37:81 – Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.
37:82 – E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
37:83 – Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
37:84 – Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
37:85 – Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”
37:86 – A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
37:87 – çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?
37:88 – Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
37:89 – E tha: “Unë jam i sëmurë!”
37:90 – Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.
37:91 – Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”
37:92 – çka keni pra, që nuk po flitni?
37:93 – Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
37:94 – Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
37:95 – Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”
37:96 – E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
37:97 – Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!
37:98 – Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.
37:99 – Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”
37:100 – Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
37:101 – Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).
37:102 – Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”
37:103 – E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
37:104 – Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”
37:105 – Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
37:106 – Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
37:107 – Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.
37:108 – Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
37:109 – Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
37:110 – Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:111 – Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
37:112 – Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.
37:113 – Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.
37:114 – Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
37:115 – I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
37:116 – Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
37:117 – Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.
37:118 – Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
37:119 – Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.
37:120 – (Përkujtimin) “Selamun” – qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
37:121 – Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:122 – Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
37:123 – Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
37:124 – Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”
37:125 – A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?
37:126 – All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”
37:127 – Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.
37:128 – Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
37:129 – Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
37:130 – “Selamun” – qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
37:131 – Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
37:132 – S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
37:133 – Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
37:134 – Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
37:135 – Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
37:136 – Pastaj të tjerët i rrënuam.
37:137 – E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)
37:138 – e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?
37:139 – Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
37:140 – kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
37:141 – E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).
37:142 – Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
37:143 – E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
37:144 – Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
37:145 – E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
37:146 – Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.
37:147 – Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.
37:148 – E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
37:149 – E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”
37:150 – Apo, Ne i krijuam endjëjt femra , e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
37:151 – Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
37:152 – “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
37:153 – A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
37:154 – Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
37:155 – A nuk jeni duke menduar?
37:156 – A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
37:157 – Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
37:158 – Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
37:159 – All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.
37:160 – Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
37:161 – E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
37:162 – Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
37:163 – Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.
37:164 – E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.
37:165 – Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
37:166 – Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).
37:167 – Po edhe pse ata ishin që thoshin:
37:168 – Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,
37:169 – Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
37:170 – Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.
37:171 – E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
37:172 – se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
37:173 – dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
37:174 – Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.
37:175 – E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
37:176 – A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
37:177 – E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.
37:178 – E ti largohu për një kohë prej tyre,
37:179 – Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
37:180 – I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.
37:181 – Qoftë paqja mbi të dërguarit.
37:182 – Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …