Shtëpia / Kur'an Shqip / 029. EL ANKEBUT

029. EL ANKEBUT

29:1 – Elif, Lamë, Mimë.
29:2 – A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”
29:3 – Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.
29:4 – A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t’i ikin dënimeve)? Sa i shmtuar është gjykimi i tyre!
29:5 – E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s’ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë pa tjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
29:6 – E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
29:7 – Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmë të këqijat do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
29:8 – Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unëdo t’ju njoftoj për atë që keni vepruar.
29:9 – E ata që besn e bënë vepra të mra, ata do t’i rradhisim ndër më të mirët.
29:10 – Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Po a nuk është Alahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
29:11 – All-llahu do t’i vërë në pah ata që besuan dhe do t’i vërë në thumb hipokritët.
29:12 – Ata që nuk bsuan u thanë atyre që besuan: “Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
29:13 – Ata pa tjetër do të bartin barrën e vet, e me atë veten edhe barrë tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
29:14 – Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata njëmijë pa pesëdjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
29:15 – Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
29:16 – Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: “Adhuronie All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju.
29:17 – Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S’ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkonie furnizimin te All-llahu, adhuronie Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni”.
29:18 – Po nëse ju ërgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
29:19 – A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
29:20 – Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtet se All-llahu ka mundësi për çdo send.
29:21 – Ai ndëshkon atë që do dhe mshiron kë të dojë dhe te Ai do të silleni.
29:22 – Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t’ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar”.
29:23 – E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe aa i pret dënimi i hidhur.
29:24 – Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: “Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!” Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
29:25 – Ai (Ibrahimi) tha: “Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë”.
29:26 – Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishëmi, i urti”.
29:27 – Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë , kuse në botëm tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
29:28 – (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: “Ju, bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë”.
29:29 – Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Nëse e thua të vërtetën, na silldënimin nga All-llahu?”
29:30 – Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”
29:31 – E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!”
29:32 – Ai (Ibrahimi) tha: “Aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit”.
29:33 – E pasi të dërguarit tonë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: “Mos ke frikë, as ms u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit”.
29:34 – Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
29:35 – E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë për një popull që mendon.
29:36 – E në Medjen (dërguam) vëllaun e tyre Shuajbin dhe si u tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun dhe kinie rikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!”
29:37 – Po ata e përgenjështruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
29:38 – (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruarveprat e tyre dke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë.
29:39 – Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t’i shptojnë dënimit.
29:40 – Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë.
29:41 – Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i marimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e marimangës.
29:42 – All-llahu e di se ç’adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti. .
29:43 – Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
29:44 – All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një serozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët.
29:45 – Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); Allhu e di çpunoni ju.
29:46 – Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
29:47 – Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojmë këtij (Kur’anit) edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve”.
29:48 – Ti (Muhammed) nuk ishe që lexpn ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dshonin ata të prishurit.
29:49 – Por jo ai është plot argumente të qarta në zenrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarëve.
29:50 – Ata thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?” thuaj: “çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjeues.
29:51 – Po a nuk u mjafoti atyre që Ne ta shpallëm librin, icili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëz që duan të besojnë”.
29:52 – Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç’ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarët”.
29:53 – Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t’u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
29:54 – Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë Xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
29:55 – Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thonë: “Shijone atë që keni vepruar!”
29:56 – O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjërë, pra vetëm Mua më adhuroni.
29:57 – Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
29:58 – E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan.
29:59 – Të cilët benë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
29:60 – Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato ehe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
29:61 – Nëse ti i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “All-llahu!” E si prapsoheni, pra?
29:62 – All-llahu i jep furnizim atij që do nga robërit e vet, e ia pakëson (shtrëngon) aitj që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
29:63 – Dhe nëse ti pyet ata: “Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?” Ata thonë: “All-llahu!” Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë”.
29:64 – Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.
29:65 – (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njejtit lusin idhuj!
29:66 – Po le të përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
29:67 – A nuk e kanë vërejtur ata se Ne kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit për rreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
29:68 – E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është Xhennemit vend për jobesimtarët?
29:69 – E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …