Mbulesa daton që prej njeriut të parë.

 

amour-eyes-girl-hijab-Favim.com-988406

Pra, historikisht, mbulesa daton që nga njeriu i parë në faqe të dheut:  Ademi a.s. dhe bashkëshortja e tij Hava, ngase Allahu atyre u dha mundësi dhe udhëzime se si duhet të vishen e mbulohen. Pastaj, është e pamohueshme se edhe te Ithtarët e Librit (të krishterët dhe çifutët) ka ekzistuar mbulesa si dispozitë fetare. Këtë e dëshmojnë shumë citate nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, e po ashtu edhe praktika e veshjes së murgeshave dhe motrave të nderit.Për ta kuptuar më mirë mbulesën islame, duhet hulumtuar për arsyet pse është përshkruar si dispozitë, respektivisht cila është urtësia që fshihet prapa obligimit të mbulesës për femrën muslimane. Dihet mirëfilli se aftësia dhe mjeshtëria e parandalimit të të këqijave nuk qëndron vetëm në ndalimin dhe sanksionimin e tyre, por suksesi fshihet edhe në marrjen e masave mbrojtëse për mos-ndodhjen e tyre. Mbulesa e femrës muslimane është një prej atyre masave. Kur femra vishet dhe mbulohet siç duhet, pamja e saj është më pak provokuese, e kur gjithë kësaj i bashkëngjiten edhe rregullat e mirësjelljes të parapara nga Islami, atëherë mundësia për të ndodhur shkeljet dhe çoroditjet e ndryshme morale minimizohet.Islami gjithnjë ka promovuar vlera dhe ndershmëri. Nderit dhe dinjitetit njerëzor i ka kushtuar rëndësi të veçantë, ndërsa kur është në pyetje femra, kjo rëndësi vjen në dukje edhe më tepër. Madje një prej objektivave madhorë të sheriatit islam është ruajtja e nderit. Dispozitat, të cilat në mënyrë shumë strikte bëjnë të paprekshëm nderin e muslimanes janë të shumta dhe të llojllojshme.

Përmes ajetit kur’anor në vijim shohim se Krijuesi i gjithësisë – Allahu i Madhërishëm – na e bëri obligim mbulesën:

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen.” (El-Ahzabë, 59)

Ndërsa i Dërguari ynë Muahmmedi s.a.v.s. thotë:
“Gruaja është avret (zbukurim), pra duhet mbuluar atë.”

“Me te vërtetë, Allahu është i turpshëm dhe i mbuluar kështu qe e do turpin dhe mbulimin.”
Parimi kryesor i Islamit është besimi. Besimi është një mesazh, deklaratë apo komunikim me anë të gjuhës, një besim në zemër, i cili manifestohet në çdo pjesë të trupit. Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj të lirë  në Allahun dhe të Dërguarin e Tij (s.a.v.s.) ai  besim i  saj dëshmohet  me  uniformën  e  hixhabit  që  ajo mban,  vepër  kjo e cila  dëshmon  për Islamin e  saj, gjegjësisht është  vulë e tërë besimit të  saj.

Pra, sot është shumë qesharake kur mendon të futesh në bindjen e secilit individ apo shoqëri, kur kihet parasysh se kjo është një çështje e garantuar  me ligjin hyjnor, por gjithashtu edhe me Konventën Evropiane të mbajtur para 50 vitesh (1950), ku miratohet ligji mbi mbrojtjen e lirisë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit…Mbulesa dhe veshja e mirëfilltë gjithmonë gjatë historisë ka qenë sinonim i ndershmërisë dhe moralit të bukur, madje edhe në traditën e popullit tonë kjo ka reflektuar me ndershmërinë e vajzës, gruas dhe femrës në përgjithësi.

Postimi i radhës

Gruaja jote

Shumicën prej artikujve që kam lexuar për martesën, fokusohen në atë se si gruaja duhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *